
Kërcënoi gazetarin, vëllai i Igli Tares: Ai është legen, SPAK duhet t’u mbyllë gojën. I përgjigjet gazetari: Ti je drogaxhi
Agron Tare, vëllai i Igli Tares ka dhënë versionin e tij në lidhje me përplasjen me gazetarin Almer Toska, teksa ky i fundit bëri denoncim në polici me pretendimin se ishte kërcënuar nga ai.

Agron Tare, vëllai i Igli Tares ka dhënë versionin e tij në lidhje me përplasjen me gazetarin Almer Toska, teksa ky i fundit bëri denoncim në polici me pretendimin se ishte kërcënuar nga ai.
I ftuar në News 24, përballë Almer Toskës, Agron Tare tregoi se e kishte marrë në telefon pas intervistës jo për ta kërcënuar por për të dhënë versionin e tij. Tare deklaroi se Toska e kishte ofenduar dhe se i kishte bërë si “gangster”, ndërsa më pas kishte bërë denoncim në polici.
“E marr në telefon siç e kam bërë edhe me gazetarë të tjerë, me të gjithë që kanë folur, i kam marrë në telefon jo për t’i kërcënuar por për të folur edhe thënë dëgjo edhe versionin tim ose të Iglit dhe më pas je i lirë të veprosh si të duash. Zotëria në fjalë, i thashë “çfarë taksirati kanë prindërit e mi”.
Del ky edhe thotë “Igli Tare javën tjetër do të arrestohet”. Nuk është gazetari kjo. Për mua gabon SPAK, që t’ua mbyllin gojën njëherë e mirë. Nuk abuzohet që të thuhet sipas informacioneve që kam Igli Tare ka masë arresti javën tjetër sepse i bën dëm.
E kam marrë në telefon. Më tha: “ti je hajdut, legen” dhe përdori fjalor të pisët. Po të lexoni tekstin që i kam çuar, e kuptoni qartë që unë i them fjalën që përdore, hajde ma thuaj.
Dhe kur i them “do të të takoj, ku je” sepse ky paska edhe profesionin e gangsterit më tha: “ku je ti se të vij unë”. I thashë “në Myslym Shyri ku banoj, hajde se po të pres”.
Vazhdon mesazhet që keni lexuar. Më pas nga gango u bë lango dhe shkoi në polici e tha kam frikë se më kërcënohet jeta”, tha Agron Tare.

Ai e cilësoi si gënjeshtër edhe lajmin se ndaj tij, policia ka nisur një hetim në gjendje të lirë.
“…Procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Agron Tare prapë një gënjeshtër. Këtë informacion nuk e jep policia. Nuk jam shoqëruar. Një oficer i policisë më tha se ky personi ka bërë kallëzim, dhashë versionin tim, dhe policia siç bën rëndom prokurorisë.
Prokuroria me sa u informova, hidhet shorti, ndoshta atë ditë, caktohet prokurori dhe më pas bën seancën paraprake ë pranon kallëzimin apo jo, dhe më pas edhe këtu është informacion i rremë”, shtoi ai.
Gazetari Almer Toska nga ana tjetërr pretendon se Agron Tare, e ka kërcënuar me porosi dhe mbështetje të Belinda Ballukut pas denoncimit publik të aferave të ish-zëvendëskryeministres, ku dyshohet se është i përfshirë dhe Igli Tare.
I ftuar në News24, Toska përsëriti pretendimet se dëshmitarë dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë në hetimet e SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres Balluku.
“Belinda Balluku ka shtyrë të vriten njerëz, ka kërcënuar anëtarën e komisionit të ofertave. Është kërcënuar Ola. Nuk është rastësor ardhja e këtij mesazhi, vëllai i këtij është i përfshirë në dy vila në emër të Belind Ballukut zonjë. Kjo është situata më e rëndë.

Më intimidoi dhe live më përmendi mamanë. Unë babanë ia përmenda zotërisë sepse ka dëshmuar te çështja Partizani. Sot nuk shkon për të dhënë dëshmi duke thënë se jam e demencë”,- tha Toska.
Toska nuk kurseu as sulmet personale ndaj Agron Tares, duke e akuzuar si përdororues të lëndëve narkotike.
“Unë merrem me një person që merr kokainë. Ky shtet a vendosur një narkomen drejtor të Portit të Durrësit, vetëm sepse është vëllai i Igli Tares”,- tha Toska.
Almer Toska: E ftoj zotërinë eja të bëjmë testin e drogës, kush përdor kokainë. Ti apo unë dhe se si shteti ka lejuar një përdorues kokaine si puna jote.
Agron Tare: E di ku do ta bëjmë, te American 3 aty ku bën serumet ti. Më shih në sy.
Almer Toska: Do ta bëjmë ku të duash ti.
Agron Tare: Aty ku merr serume ti. Që ke 15 vjet që merr serume.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
More from Vendi




Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live






- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.






Comments
Loading comments…