LiveVendi

Dita e 132-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës, vijojnë protestën

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot në Tiranë, me qytetarë dhe aktivistë që janë mbledhur për protestën e 132-të radhazi.

Admin
Admin

· Updated

Dita e 132-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës, vijojnë protestën
Text

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot në Tiranë, me qytetarë dhe aktivistë që janë mbledhur për protestën e 132-të radhazi.

Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i qeverisë. Krahas saj, gjatë muajve të protestave janë artikuluar edhe kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor, si dhe rishikimin ose shfuqizimin e disa nismave ligjore të kundërshtuara nga protestuesit.

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Një tjetër pikë e rëndësishme e mobilizimit pritet të jetë 13 tetori, kur është bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të studentëve dhe të rinjve.

4 updates
Key events▾

Pinned post

20:23Key event

“Puna e natës, gaz i ditës”/ Profesori Lush Susaj: Territorialja, marri që do të shpopullojë vendin! Nuk lodhemi, në shesh deri në largimin e tiranisë

Profesori Lush Susaj iu bashkua edhe sot protestës së opozitës para Kryeministrisë, e cila po zhvillohet prej 132 ditësh. Ai kundërshtoi reformën e re territoriale, të miratuar nga mazhoranca në Kuvend, duke paralajmëruar se, sipas tij, ajo do të sjellë varfëri dhe shpopullim.

Në fjalën e tij, Susaj u shpreh se protesta nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë, ndërsa kritikoi edhe heshtjen e punonjësve të arsimit përballë zhvillimeve në vend.

Profesori theksoi se çështjet që lidhen me bashkitë dhe pushtetin vendor nuk duhet të trajtohen si çështje partiake, por si probleme që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe komunitetet. Ai deklaroi se protestuesit nuk janë lodhur dhe as dobësuar, pavarësisht kohëzgjatjes së protestës.

“Kjo protestë nuk shuhet pa larguar tiraninë. Më dhemb ajo që po i ndodh shkollës shqipe. E papranueshme që punonjësit e arsimit heshtin, heshtja është turp dhe protesta është dinjitet. Kush është burrë dhe shqiptarë të dalë në sheshet e lirisë.

Kam një fjalë për marrinë që ndodhi mbrëmë. Çdo lloj politike e diktatorëve, mos harrojmë fjalën e urtë që thotë “Puna e natës është gazi i ditës. Problemet e bashkive dhe pushtetit lokal nuk janë çështje partish, por çështjet e vatrës. Duhet ta dinë që atë që kanë planifikuar mbrëmë do të sjellin vetëm varfëri dhe shpopullim, ndaj e kundërshtoj. Në rast se mendojnë që jemi mërzitur dhe dobësuar, e kanë kot”, tha ai.

20:22Key event

“Kryeministër antishqiptar”, Meçan Zotaj: Zhduku 15 bashki që t’ua bëjë të pamundur jetën qytetarëve

Aktivisti Meçan Zotaj, në fjalën e tij në protestën e 132-të akuzoi kryeministrin Edi Rama se është antishqiptar.

Zotaj theksoi se Rama zhduku 15 bashki, që t’ua bëjë të pamundur jetën qytetarëve.

Aktivisti nënvizoi se shqiptarët duhet të bëhen bashkë, kundër kësaj klike.

Meçan Zotaj: Edi Rama është një antishqiptar. Ky shuajti 15 bashki që t’ua bëjë të pamandur jetën qytetarëve.

Deputetët dhe Rama kanë tentuar që të shkatërrojnë protestën në 132 ditë. Kjo protestë qëndron, sepse këtu janë ata njerëz, që e duan Shqipërinë, nuk janë ata që e shikojnë atdheun si valutë.

Zoti na ka falur këtë bukuri e trojet janë duke na i shitur tradhtarët përditë. Duhet t’i dalim Zot vendit!

“Kryeministër antishqiptar”, Meçan Zotaj: Zhduku 15 bashki që t’ua bëjë të pamundur jetën qytetarëve
20:21Key event

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për dhunë ndaj qytetarëve të shoqëruar gjatë tubimit të një dite më parë. Një prej protestuesve pretendoi se personat e arrestuar janë fyer dhe keqtrajtuar në momentin e shoqërimit dhe në komisariate.

Sipas tij, gjatë përplasjeve të së enjtes, protestuesit tentuan të çanin gardhin e policisë, ndërsa në terren u përballën me efektivët e forcave “Shqiponja”.

“Dje në orën 12 nisën arrestimet, por ne qëndruam për të çarë gardhin e policisë. Përballë kishim ‘Shqiponjat’ që janë me Ramën, ndërsa në komisariate është ndryshe. Dje i kanë torturuar të arrestuarit. Të merr tjetri për krahu, të fut në furgonin e policisë dhe të shan familjen”, u shpreh protestuesi, duke ngritur akuza për sjelljen e efektivëve.

Ai e cilësoi policinë si mbështetëse të kryeministrit dhe deklaroi se, sipas tij, bashkimi i qytetarëve është e vetmja mënyrë për t’i bërë përballë qeverisë.

“Ndaj këto janë fytyrat e Edi Ramës, ajo është policia e Ramës. Pa ata, ai nuk qëndron dot në pushtet. Nuk kemi rrugë tjetër veç bashkimit për t’i rezistuar kësaj sfide”, tha ai.

Protestuesi kritikoi edhe opozitën, duke përmendur kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe kreun e kësaj partie, Sali Berisha. Ai i akuzoi për mungesë të qëndrimit të vendosur ndaj qeverisë, duke përdorur ironi për qendrimin e tyre ditën e djeshme në Kuvend, ku edhe u votua reforma territorial.

“Ku është opozita? Gaz Bardhi m’u duk si zjarrfikës dje, duke lagur deputetët, ndërsa Berisha m’u duk si komandant i zjarrfikëses. Këta janë bashkë. Duhet të ishin futur në grevë urie, ndaj janë deputetë. Ai parlament nuk na përfaqëson, me 140 vetë që ka brenda”, përfundoi protestuesi.

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
20:21Key event

“Çohuni shqiptarë! Të mos u dridhen kockat në varr të parëve”/ Doktori Pashaj “shpërthen” në protestë: Rama ka mision zhbërjen e vendit! Besa e një tradhtari, t

Këtë të premte mbahet protesta e 132-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Ramës. Ermal Pashaj, doktori i njohur u shpreh se e keqja e këtij vendi është kreu i qeverisë Rama dhe zgjidhja e vetme është largimi i tij.

Pashaj deklaroi se, sipas tij, kërkesat e protestuesve për dinjitet nuk po dëgjohen nga qeveria, ndërsa e akuzoi atë për klientelizëm dhe përdorimin e pushtetit për interesa të lidhura me qëndrimin në detyrë. Doktori u bëri thirrje qytetarëve të dalin në krah të vendit, duke iu referuar edhe sakrificave të brezave të mëparshëm.

“Të ashtuquajturit e përzgjedhur të shtetit, nuk e kanë ndërmend të dëgjojnë kërkesat tonë. Ky emërues ka vetëm një mision, misionin e ka të lidhur me klientelizmin rreth karrikes së tij. Rama ka një mision, zhbërjen e Shqipërisë. Kemi kaq kohë që rropatemi, pse janë kaq pak njerëz që e kanë zemrën në vendin e duhur. Duhet t’i luftojmë këto gjëra vëllezër. Nuk kemi çfarë të presim nga besa e këtij tradhtari. Besa e një tradhtari është thika pas shpine. Këtë e ka vërtetuar ky pushtet. Kërkesat tona për dinjitet janë legjitime. Ditën që ti pret se dikush do ndryshojë, e patë dje si ndryshoi. Duhet të bëhemi njerëz që e kanë zemrën në vendin e duhur. Nuk lejojmë njerëz që të përdhosin, e pamë dje që maskarada nuk ka fund. Dilni krah vendit tuaj, ata kanë derdhur gjak për këtë vend. Sot është lufta e të mirës ndaj të keqes. Rroftë Shqipëria, bashkohuni vllezër”.

“Çohuni shqiptarë! Të mos u dridhen kockat në varr të parëve”/ Doktori Pashaj “shpërthen” në protestë: Rama ka mision zhbërjen e vendit! Besa e një tradhtari, t

Last modified Fri, 9 Oct 2026 20:23 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…

Newsletter

First Edition

Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

No spam. Unsubscribe in one click, whenever you like.