Mbyllet protesta e 129-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!

Admin
Admin

Text

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarët e mbledhur kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, si dhe i kanë kërkuar strukturës së posaçme SPAK nisjen e hetimeve ndaj kreut të qeverisë.

Grumbullimi i protestuesve nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Për rreth dy orë me radhë, qytetarët mbajtën fjalime në shesh ku shprehën revoltën dhe indinjatën e tyre ndaj korrupsionit të dyshuar në sistemin qeveritar dhe politik në vend.

Pas përfundimit të fjalimeve, marshimi i protestuesve vijoi përgjatë zonës së “Tiranës së Re” dhe sheshit “Uillson”, për t’u rikthyer sërish përpara Kryeministrisë. Pjesëmarrësit paralajmëruan se do të mblidhen sërish ditën e nesërme për të zhvilluar protestën e tyre të 130-të.

Last modified Tue, 6 Oct 2026 20:43 BST

1 min read

Comments

Loading comments…

Newsletter

First Edition

Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

No spam. Unsubscribe in one click, whenever you like.