E dënuar me mbi 6 vite burg për mashtrime me call center/ Shtyhet me 6 muaj ekzekutimi i dënimit për Antoneta Malon

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë me 6 muaj ekzekutimin e dënimit me burg për Antoneta Malon.

Admin
Admin

E dënuar me mbi 6 vite burg për mashtrime me call center/ Shtyhet me 6 muaj ekzekutimi i dënimit për Antoneta Malon
Text

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë me 6 muaj ekzekutimin e dënimit me burg për Antoneta Malon, e dënuar në dosjen e mashtrimeve përmes call center-ave, që lidhet me grupin e Bruno Çobos.

Kërkesa është paraqitur nga avokati i saj, Sokol Tahiraj, i cili ka argumentuar se Malo ka dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdeset. Sipas mbrojtjes, djali i saj ka lindur para kohe dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga e ëma.

Antoneta Malo është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dënimi i saj u la në fuqi nga Apeli i Gjykatës së Posaçme më 5 tetor 2026.

Vendimi për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit vjen një ditë pasi Gjykata e Posaçme pranoi edhe kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e vuajtjes së dënimit, për shkak se ajo është nënë e një foshnjeje.

Të dyja gratë janë dënuar në kuadër të dosjes së mashtrimeve përmes call center-ave, që lidhet me grupin e Bruno Çobos.

1 min read

Comments

Loading comments…

Newsletter

First Edition

Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

No spam. Unsubscribe in one click, whenever you like.