
Demo dhe kryepolici Hita zbresin në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
Priten lëvizje në Drejtorinë e Policisë Shkodër...

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Siç shihet nga pamjet, Demo ka qenë në shoqërinë e kryepolicit Skënder Hita, në takim me strukturat e Policisë së Shkodrës. Takimet zhvillohen në një moment kur situata kriminale në qark, veçanërisht problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, është në vëmendjen e institucioneve.
Burime bëjnë të ditur se vizita e drejtuesve të lartë në Shkodër mund të pasohet nga ndryshime në drejtimin e strukturave vendore. Performanca e drejtuesve aktualë dhe mënyra se si po përballohen problematikat e evidentuara pritet të jenë pjesë e vlerësimit.
Në vijim, ministri Demo pritet të zhvillojë një takim edhe me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, ku do të diskutohen çështje që lidhen me rendin dhe sigurinë në qytet e qark.
More from Ervis Cela

Live

Most viewed
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories

1 photos
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

Comments
Loading comments…