Humbjet në rrjetin e OSSH zbresin në 15.6%

Humbjet totale në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike ranë në 15.6% në tetë muajt e parë të vitit 2026, nga 16.96% në vitin 2025,

Admin
Admin

Humbjet në rrjetin e OSSH zbresin në 15.6%
Web
Text

Humbjet totale në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike ranë në 15.6% në tetë muajt e parë të vitit 2026, nga 16.96% në vitin 2025, duke vijuar tendencën rënëse të viteve të fundit.

Gjithsesi, të dhënat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tregojnë se diferencat mes rajoneve vijojnë të jenë të mëdha.

Në Kukës, më shumë se një e treta e energjisë së futur në rrjet rezulton si humbje. Norma ishte 34.9% në tetëmujorin e këtij viti, niveli më i lartë mes drejtorive rajonale. Treguesi është përmirësuar krahasuar me vitet e mëparshme, pasi humbjet në këtë rajon ishin 40.88% në vitin 2025 dhe arritën në 42.42% në 2024.

Pas Kukësit renditet Shkodra, ku humbjet në tetë muajt e parë të vitit arritën në 29.06%, nga 31.29% në vitin 2025. Në Burrel, niveli i humbjeve ishte 22.56%, nga 24.21% një vit më parë.

Në skajin tjetër të renditjes, humbjet ranë nën 10% në tre rajone. Fieri regjistroi normën më të ulët, me 9.5%, nga 10.51% në vitin 2025. Pas tij vijnë Korça me 9.63% dhe Tirana me 9.85%. Në kryeqytet, humbjet kishin qenë 10.31% gjatë vitit të kaluar.

Në rajonet e tjera, humbjet rezultuan 14.78% në Durrës, 14.65% në Gjirokastër dhe Vlorë, 12.29% në Berat dhe 10.99% në Elbasan. Edhe në pjesën më të madhe të këtyre zonave, niveli ishte më i ulët se ai i raportuar për vitin 2025.

Në totalin e drejtorive rajonale, norma e humbjeve zbriti në 14.51%, nga 15.94% në vitin 2025. Duke përfshirë edhe humbjet në tensionin e lartë dhe elementët e tjerë të bilancit energjetik, humbjet totale në rrjetin e OSSH-së rezultuan në 15.6%.

Të dhënat tregojnë një ulje të vazhdueshme të këtij treguesi në vitet e fundit. Humbjet totale në rrjetin e OSSH-së ishin 18.93% në vitin 2023, zbritën në 17.93% në 2024 dhe në 16.96% në 2025. Për tetë muajt e parë të 2026-s, treguesi është rreth 3.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vitit 2023.

Sipas materialit të paraqitur nga kompania, OSSH parashikon që viti 2026 të mbyllet me humbje në rrjetin e shpërndarjes në nivelin rreth 15.9%.

Të dhënat janë përfshirë në një material të OSSH, të depozituar pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në kuadër të plotësimit të dokumentacionit për shqyrtimin e planit 5-vjeçar të zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes së OSSH sh.a. për periudhën rregullatore 2023-2027.

Materiali është pjesë e dokumenteve plotësuese të paraqitura gjatë procesit të shqyrtimit të planit nga ERE që ka nisur prej disa muajsh./ N.Maho

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Marrë nga: https://monitor.al/humbjet-ne-rrjetin-e-ossh-zbresin-ne-15-6/

2 min read

Comments

Loading comments…

Newsletter

First Edition

Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

No spam. Unsubscribe in one click, whenever you like.