VIDEO/ Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, përfundon në spital një prej pasagjerëve

Admin
Admin

Text

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në rrugën “Damian Humariti”, në vendin e quajtur “Tregu i Frutave”. Automjetet drejtoheshin nga shtetasit D. D., 30 vjeç dhe E. O., 51 vjeç.

Në njërin prej automjeteve, që drejtohej nga 30-vjeçari D. D., ndodheshin edhe pesë pasagjerë. Njëri prej tyre është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm, është larguar nga spitali.

Pas aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Last modified Wed, 7 Oct 2026 08:01 BST

1 min read

Comments

Loading comments…

Newsletter

First Edition

Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

No spam. Unsubscribe in one click, whenever you like.