Media amerikane: SHBA shqyrton sulme të reja ndaj Iranit, në prag të zgjedhjeve të nëntorit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të reja ushtarake ndaj Iranit.

Admin
Admin

Media amerikane: SHBA shqyrton sulme të reja ndaj Iranit, në prag të zgjedhjeve të nëntorit
Donald Trump Web
Text

SHBA po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit, në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të reja ushtarake ndaj Iranit, disa javë para zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen më 3 nëntor. Lajmi është raportuar nga revista amerikane “The Atlantic”, e cila citon zyrtarë amerikanë të njohur me diskutimet.

Sipas raportimit, Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Pentagonit të paraqesë opsione konkrete për sulme ndaj objektivave iraniane, të cilat mund të realizohen në javët e ardhshme.

Megjithatë, diskutimet janë ende në zhvillim dhe nuk është marrë një vendim përfundimtar. Ende nuk dihet se sa i gjerë mund të jetë një operacion i mundshëm dhe cilat objektiva do të përfshiheshin. Vendimi përfundimtar i takon presidentit Trump, i cili duhet të japë miratimin për çdo operacion të ri ushtarak.

Në fokus edhe zgjedhjet e 3 nëntorit

Sipas zyrtarëve të cituar nga “The Atlantic”, planifikimi i mundshëm lidhet edhe me synimin e administratës Trump për të paraqitur përparim në përballjen me Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit.

Në të njëjtën kohë, një tjetër çështje e rëndësishme për administratën amerikane është ulja e çmimeve të karburanteve, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë te ekonomia dhe konsumatorët amerikanë.

Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit mund të përfundojë shumë shpejt, duke lënë të kuptohet se një zhvillim i tillë mund të ndodhë pak para ose menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit.

Deri tani, Uashingtoni nuk ka bërë të ditur zyrtarisht ndonjë vendim për nisjen e një operacioni të ri ushtarak kundër Iranit.

Explore more on these topics

Last modified Thu, 8 Oct 2026 11:21 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…

Newsletter

First Edition

Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

No spam. Unsubscribe in one click, whenever you like.