
Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së studentëve në Tiranë
Përplasjet pranë Ministrisë së Arsimit, kërkesat për përmirësimin e universiteteve dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare më 13 dhe 14 tetor.

Protesta e studentëve në Tiranë, më 13 tetor, u pasua nga përplasje me policinë dhe dëmtime të godinës së Ministrisë së Arsimit. Reuters, Al Jazeera, Deutsche Welle, ANSA dhe Euronews raportuan për ngjarjen, duke vënë në fokus kërkesat për arsim më cilësor, mbështetje financiare dhe më shumë mundësi punësimi.
Sipas raportimit të Reuters, protestuesit hodhën tulla dhe gurë drejt ministrisë, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Agjencia raportoi se protesta lidhej me kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mungesën e mbështetjes financiare dhe vështirësitë e të diplomuarve për të gjetur punë.
Al Jazeera: Kërkesa për dorëheqjen e Ramës
Në raportimin e publikuar më 13 tetor, Al Jazeera, duke iu referuar gjithashtu materialeve të AFP-së dhe Reuters-it, shkroi se qindra protestues kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmirësimin e arsimit.
Sipas agjencisë, policia njoftoi për gjashtë efektivë dhe një gazetare të lënduar, si dhe për 23 persona të arrestuar. Al Jazeera pasqyroi edhe pakënaqësinë e protestuesve për pabarazinë sociale dhe politikat ekonomike të qeverisë.
Një ditë më pas, Al Jazeera publikoi një galeri fotografike nga përplasjet, me imazhe të Reuters-it dhe Associated Press-it.
Deutsche Welle: Premtimet e pambajtura që nga viti 2018

Deutsche Welle, në një raportim nga Tirana të gazetares Brunilda Kazani, e lidhi protestën me pakënaqësitë e mbartura të studentëve që nga protestat e vitit 2018.
Sipas DW-së, studentët ngritën shqetësime për kushtet në konvikte, programet universitare, cilësinë e arsimit dhe perspektivën e punësimit pas diplomimit. Gjatë protestës, demonstruesit hodhën gurë, vezë, bojë dhe kapsolla drejt godinës së ministrisë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.
DW raportoi gjithashtu reagimet e përfaqësuesve të qeverisë. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se studentët nuk duhet të trajtohen si terroristë, ndërsa zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dënoi dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike.
Read also:
Pse Shqipëria ishte një plan ‘B’ për hebrenjtë në vitet 30-tëANSA: Dëmtime në godinën e ministrisë
Agjencia italiane ANSA raportoi se protesta, ku morën pjesë qindra persona, u shoqërua me hedhje gurësh, kapsollash, vezësh dhe boje drejt Ministrisë së Arsimit.
Sipas raportimit, gjatë përplasjes u thyen dritare dhe u dëmtua gardhi metalik i godinës. Policia ndërhyri me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit hodhën gurë në drejtim të efektivëve.

Euronews: Përditësim mbi arrestimet dhe të lënduarit
Më 14 tetor, Euronews publikoi një material video për përplasjet e një dite më parë. Sipas përditësimit të policisë të cituar nga media, 16 persona ishin arrestuar dhe 49 të tjerë po procedoheshin penalisht.
Euronews raportoi gjithashtu se gjashtë efektivë policie dhe të paktën një gazetar ishin lënduar. Shifrat pasqyrojnë një përditësim të mëvonshëm nga ai i raportuar fillimisht nga Al Jazeera.
Protesta në kuadër të një lëvizjeje më të gjerë
Sipas Al Jazeera-s dhe Euronews-it, protesta studentore u zhvillua në kuadër të një vale më të gjerë demonstratash kundër qeverisë, të njohur si “Flamingo Revolution”.
Lëvizja kundërshton gjithashtu një projekt zhvillimi turistik në bregdet, të lidhur me familjen e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Protestuesit kanë ngritur shqetësime për transparencën, korrupsionin e pretenduar dhe ndikimin mjedisor të projektit.
Raportimet ndërkombëtare pasqyruan si kërkesat për reforma në arsim dhe punësim, ashtu edhe përplasjet me policinë dhe pakënaqësinë më të gjerë politike. @Cogito.al
Explore more on these topics

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.









Comments
Loading comments…