
BILD jehonë protestës në Tiranë: Revolta studentore! Përplasje, zjarr dhe thirrje për largimin e Ramës
Media gjermane BILD i ka kushtuar një artikull protestave të fundit në Shqipëri, duke vënë në fokus përshkallëzimin e tensioneve në Tiranë, përplasjet mes protestuesve dhe policisë, si dhe pakënaqësitë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Media gjermane BILD i ka kushtuar një artikull protestave të fundit në Shqipëri, duke vënë në fokus përshkallëzimin e tensioneve në Tiranë, përplasjet mes protestuesve dhe policisë, si dhe pakënaqësitë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në artikullin e gazetarit Marc Oliver Ruehle, BILD shkruan se kryeqyteti shqiptar është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku janë raportuar dëmtime të godinave, zjarre dhe përdorim i gazit lotsjellës e ujit me presion nga policia.
Sipas medias gjermane, qindra studentë dhe qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar kushtet në universitete, tarifat e studimit dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
BILD raporton se situata gjatë protestave është përshkallëzuar, me demonstrues që kanë hedhur gurë dhe mjete ndezëse, ndërsa në disa godina janë konstatuar zjarre.
Sipas artikullit, protestuesit kanë thyer xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe kanë hedhur flakadanë brenda territorit të saj. Më pas, nga një prej dritareve është parë të dilte tym i dendur, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Media gjermane përmend gjithashtu dëmtimin e një filiali banke dhe djegien e dokumenteve, si dhe zjarrin në një ndërtesë që, sipas raportimit, dukej e pabanuar.
Artikulli rikthehet edhe te ngjarjet e së martës, kur protestuesit hynë në godinën e Bashkisë së Tiranës dhe pati dëmtime e zjarrvënie.
Sipas të dhënave të policisë të cituara nga BILD, 16 persona u arrestuan pas incidenteve.
Read also:
Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së studentëve në TiranëMedia gjermane citon gjithashtu shifra për personat që morën ndihmë mjekësore gjatë përplasjeve, mes tyre efektivë policie, protestues, gazetarë dhe kalimtarë.
Në artikull pasqyrohet edhe reagimi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, i cili ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunës dhe u ka bërë thirrje palëve të ulin tensionet.
BE-ja ka kërkuar gjithashtu hetimin e pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Zhvillimet marrin rëndësi edhe në kontekstin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, e cila vijon negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
BILD ndalet edhe te protestat e njohura si “Protestat e Flamingove”, të cilat lidhen me kundërshtimin e projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në një zonë bregdetare të mbrojtur natyrore.
Projekti lidhet me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Planet kanë nxitur debate mbi ndikimin mjedisor, transparencën dhe dyshimet për konflikt interesi.
Sipas medias gjermane, pakënaqësitë për projektin turistik po shoqërohen tashmë me revoltën e studentëve, të cilët ngrenë shqetësime për kostot e arsimit dhe kushtet në universitete.
Kështu, protestat për çështje të ndryshme sociale dhe mjedisore po bëhen pjesë e një klime më të gjerë pakënaqësie ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Rama janë artikuluar edhe gjatë tubimeve të fundit në kryeqytet.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.










Comments
Loading comments…