LiveErvin Demo fytyra e dhunës, pedagogu që gjakosi studentët si Ministër i Brendshëm
“Suksesi” i parë i Ervin Demos pasi u gradua Ministër i Punëve të Brendshme është dhuna barbare që Policia e Shtetit ushtroi sot ndaj studentëve në Tiranë.

“Suksesi” i parë i Ervin Demos pasi u gradua Ministër i Punëve të Brendshme është dhuna barbare që Policia e Shtetit ushtroi sot ndaj studentëve në Tiranë.
Ironia e fatit qëndron edhe në faktin se dhuna policore kësaj radhe vjen nga një Ministër i Punëve të Brendshme, i cili ka qenë vetë pedagog dikur.
Madje edhe zv.rektor i Universitetit të Tiranës dhe më pas u katapultua në politikë si zv.ministër i Arsimit. Ervin Demo është sot fytyra e dhunës policore ndaj studentëve që kërkojnë kushte më të mira dhe një Shqipëri ku mund të kenë të ardhme, jo nga ku detyrohen të emigrojnë.
Demo u gradua në Ministrinë e Brendshme jo vetëm për të përgatitur terrenin e masakrës elektorale që pritet në Tiranë në zgjedhjet lokale, ku sic përflitet ai mund të jetë kandidat i socialistëve, por edhe për të shtypur me dhunë protestën e flamingove e tani të studentëve.
E me sa duket, ish pedagogu dikur dhe sot Ministër i Brendshëm, mori “suksesin” e tij të parë; gjakosi të rinjtë e një vendi që po zbrazet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Çfarë poshtërsie!

Dhe nuk mbaron këtu. Në reagimin që bëri sot, Ervin Demo nuk pati asnjë empati për studentët e plagosur e të marrë zvarrë nga policia.
Ai dënoi vetëm dhunën ndaj policisë. Tipik me një tekst alla ChatGpt, Demo, ju bënte thirrje “të gjithë pjesëmarrësve të ruanin qetësinë”.
Ish-pedagogu ekstravagant i Fakultetit Ekonomik dikur u kujdes të na kujtonte se edhe policët kanë familje, a thua se studentët që protestojnë kundër qeverisë së tij janë jetim. Dhunën policore Ministri i Punëve të Brendshme e quan “profesionalizëm”, “përmbajtje” dhe “në përputhje me ligjin”.
Read also:
Rama futet kaçakçe në kryeministri!Dhe si për t’u bërë me qesharak në fund të deklaratës së tij, përfshiu edhe një fjali tjetër tipike si të ishte ambasadori i OSBE-së në Tiranë.
“Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve”, shkruan Ministri i Punëve të Brendshme.

Rrugëtimi i Ervin Demos nga auditori dikur dhe sot në Ministrinë e Brendshme, do duhej të mishëronte kalimin nga dija te përgjegjësia publike. Auditorët janë vende ku mësohet mendimi kritik, jo hapësira ku studenti mëson se çfarë e pret kur guxon të ngrejë zërin.
Demo sot si Ministër i Brendshëm ju tregoi studenëve se cfarë i pret kur ata dalin në rrugë për të drejtat e tyre.
Si shërbëtor i denjë i Edi Ramës, Ervin Demo e trajton protestën si një privilegj që shteti ua jep qytetarëve vetëm kur ata heshtin. Por kur ata reagojnë, njësoj sic e pamë sot, Demo lëshon policinë nëpër rrugë si të ishte gestapo apo milici e Putinit.
Megjithatë ndoshta është teprim i madh të pretendosh standard të lartë demokratik nga Ministri i Punëve të Brendshme, i cili nuk ka shpjeguar ende për publikun pse babai i tij i moshuar ka qenë ortak në biznes me një trafikant kokaine?
A e kompromenton kjo pozitën e tij publike e mbase ligjore? Apo njësoj sipas parrullës së Ramës, që nuk mban përgjegjësi për ata që i hanë dardhë pas krahëve, edhe Ervin Demo nuk mban përgjegjësi për babain e tij në ortakëri te kompania “Wonder Green” me Marsel Shegën, trurin financiar të grupit të Suel Çelës?!

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories




Live


- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.











Comments
Loading comments…