LiveNju-Jorku shpall emergjencën pas rritjes së rasteve të fruthit, 108 të infektuar
Guvernatorja Kathy Hochul vendos masa të jashtëzakonshme për të përshpejtuar vaksinimin dhe testimin. Pjesa më e madhe e rasteve është regjistruar në komunitete rurale me nivele të ulëta imunizimi.

Nju-Jorku ka shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë shtetin pas rritjes së rasteve të fruthit. Vendimi u mor nga guvernatorja Kathy Hochul më 5 tetor dhe do të jetë në fuqi deri më 4 nëntor.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, deri më 3 tetor janë konfirmuar 108 raste me fruth. Shtatë prej tyre janë regjistruar në qytetin e Nju-Jorkut, ndërsa 101 në zona të tjera të shtetit. Që prej 15 korrikut, 92 raste janë evidentuar në 18 qarqe, kryesisht në komunitete rurale ku niveli i vaksinimit është më i ulët.

Masat e reja synojnë të rrisin kapacitetet për vaksinimin dhe diagnostikimin e rasteve të dyshuara. Urdhri i guvernatores zgjeron grupin e profesionistëve shëndetësorë që mund të administrojnë vaksinën MMR, duke përfshirë paramedikë, farmacistë dhe mami. Infermierët do të kenë gjithashtu mundësi të urdhërojnë testime për persona që dyshohet se janë infektuar.
Autoritetet lokale kanë administruar më shumë se 1 mijë doza të vaksinës MMR në zonat rurale të prekura. Vaksina mbron ndaj fruthit, shytave dhe rubeolës dhe konsiderohet masa kryesore parandaluese ndaj përhapjes së sëmundjes. Sipas Departamentit të Shëndetësisë së Nju-Jorkut, një dozë siguron rreth 93% mbrojtje ndaj fruthit, ndërsa dy doza rreth 97%.
Gjendja epidemiologjike në Nju-Jork është pjesë e një rritjeje më të gjerë të rasteve në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat e fundit tregojnë se vendi ka regjistruar rreth 3,900 raste të konfirmuara të fruthit gjatë vitit 2026, duke e bërë këtë vit më të rëndin për këtë sëmundje në dekada. Edhe Pensilvania fqinje po përballet me një shpërthim të madh, me më shumë se 1 mijë raste të raportuara.

Fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse që transmetohet kryesisht përmes ajrit. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje të hundëve, skuqje të syve dhe, disa ditë më vonë, shfaqjen e skuqjes karakteristike në lëkurë. Në raste të rënda mund të shkaktojë komplikacione, përfshirë pneumoninë dhe inflamacionin e trurit.
Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje banorëve të kontrollojnë statusin e vaksinimit dhe të sigurohen se janë të imunizuar sipas rekomandimeve. Emergjenca e shpallur nga Nju-Jorku synon të kufizojë transmetimin dhe të forcojë reagimin e sistemit shëndetësor ndaj shpërthimit.
More from Ervis Cela
Live
Live

Most viewed
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live
1 photos
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

Comments
Loading comments…