LiveVendi

“Deputetë të krimit!”/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën (VIDEO)

Tensione gjatë protestës studentore në Tiranë. Protestuesit kanë debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke i kërkuar të largohet nga tubimi.

Pikat kryesore

  • Përmirësimi i sistemit arsimor dhe përmirësimi i kushteve në universitete
  • Ulja e kostove të studimit dhe mundësi reale punësimi
  • Reagim dhe dialog institucional
  • Dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Arsimit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira
Admin
Admin

· Përditësuar

Teksti
10 përditësime
Ngjarjet kryesore▾

E fundit · Postim i fiksuar

14:09Ngjarje kryesore

“Deputetë të krimit!”/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën (VIDEO)

Tensione gjatë protestës studentore në Tiranë. Protestuesit kanë debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke i kërkuar të largohet nga tubimi.

Tensione gjatë protestës studentore në Tiranë. Protestuesit kanë debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke i kërkuar të largohet nga tubimi.

“Rama në burg, Berisha në burg!”. Me këto thirrje e kanë pritur studentët deputetin e PD-së, Edi Paloka, ndërsa më pas e kanë detyruar atë që të largohet. “Ik, ik”, ‘Deputetë të krimit!”, dëgjohen në video të rinjtë protestues.********

Studentët kanë kundërshtuar praninë e tij në tubim.

Më herët

13:52Ngjarje kryesore

Hidhet sasi e madhe uji me kimikate, nuk kursehen as mediat

Është hedhur sërish uji me kimikate nga policia, me qëllim që protestuesit të largohen nga Ministria e Durrësit.

Tashmë është hedhur sasi e madhe e ujit me kimikate nga ana e efektivëve.

Nuk janë kursyer as mediat, teksa me këtë kimikat janë spërkatur edhe operatorët e medias.

Pas kësaj, kanë reaguar menjëherë edhe protestuesit. Ata kanë djegur reklama.

Ndërkaq, policia po bëhet gati që të ndërhyjë, teksa synimi është largimi i të rinjve nga rrugët. Mirëpo, rezistenca është e fuqishme.

Hidhet sasi e madhe uji me kimikate, nuk kursehen as mediat
13:25Ngjarje kryesore

Policia me masa drastike! Hedh ujë me kimikate në drejtim të protestuesve

Policia ka ndërmarrë masa edhe më të ashpra ndaj protestuesve.

Për të shpërndarë studentët, efektivët tashmë kanë hedhur ujë me kimikate.

Herë pas herë ka ndërhyrje nga forcat policore, me qëllim që të shpërndajë studentët.

Autobotët e ujët janë në mes të rrugës, ndërsa rezistenca e protestuesve vazhdon.

Policia me masa drastike! Hedh ujë me kimikate në drejtim të protestuesve
12:45Ngjarje kryesore

Tifozët bashkohen me studentët, në ballë të protestës përpara Ministrisë së Arsimit

Tifozët ultras u janë bashkuar studentëve dhe gjimnazistëve, në protestën e kësaj të mërkure përpara Ministrisë së Arsimit.

Tashmë tifozët e futbollit shqiptar janë solidarizuar me studentët, të cilët që prej ditës së djeshme qëndrojnë në ballë të dhunës policore dhe arrestimeve që pasuan më pas.

Si pasojë e terrorit dhe dhunës nga ana e punonjësve të policisë, shumë të rinj mbetën të lënduar dhe përfunduan të spitali i ‘Traumës’ me fraktura të rënda, ndërsa Policia e Shtetit arrestoi 16 studentë dhe shoqëroi 49 të tjerë duke i proceduar penalisht.

Edhe këtë të mërkurë nuk kanë munguar tensionet para Ministrisë së Arsimit, ndërsa forca të shumta policore janë zhvendosur pranë institucionit arsimor, duke formuar kordon për të mos lejuar studentët të hyjnë brenda ambienteve.

12:26Ngjarje kryesore

Nuk ndalen studentët! Bllokojnë Rrugën e Durrësit me kangjella, shkatërrojnë reklamat anash rrugës

Vijon aksioni i protestuesve edhe sot më 14 tetor përpara Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit.

Vijon aksioni i protestuesve edhe sot më 14 tetor përpara Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit.

Pasi shkulën kangjellat, me to të rinjtë kanë bllokuar krejtësisht rrugën.

Tashmë Rruga e Durrësit është “nën këmbët” e protestuesve, teksa makinat nuk po kalojnë.

Po ashtu, janë shkatërruar edhe kangjella të tjera e reklamat anash rrugës.

Revolta e studentëve nisi me revoltë, ku pati bojkot të mësimit nga studentët dhe nxënësit. Mijëra persona ndodhen në rrugë duke protestuar.

Nuk ndalen studentët! Bllokojnë Rrugën e Durrësit me kangjella, shkatërrojnë reklamat anash rrugës
12:22Ngjarje kryesore

Protestuesi djeg LIVE teserën e PS-së: Jam socialist që në kohën e Nanos, por nuk e dua më! Jam i zhgënjyer, sot jam me protestuesit

Një nga protestuesit ka treguar live për News24 teserën e Partisë Socialiste, që e kishte që në kohën e Fatos Nanos.

Protestuesi e dogji teserën LIVE, duke u shprehur se është zhgënjyer shumë dhe se sot është me studentët.

“Nuk e dua më PS-në”, deklaroi ai.

Protestuesi: Jam anëtar i PS-së dhe do e djeg. Nuk e dua më PS-në, sepse nuk më ka sjellë asgjë.

Jam me PS që nga koha e Fatos Nanos. Dua ta djeg. I jam bashkuar protestës, sepse nuk e dua më Partinë Socialiste.

Protestuesi djeg LIVE teserën e PS-së: Jam socialist që në kohën e Nanos, por nuk e dua më! Jam i zhgënjyer, sot jam me protestuesit
12:20Ngjarje kryesore

Studentja nga protesta para Ministrisë së Arsimit: S’kemi dalë vetëm për veten, por nuk do të ndalemi!

Një e re nga protesta para ministrisë së Arsimit pohoi se nuk kanë dalë në protestë vetëm për veten, por dhe për prindërit e tyre. Studentja e vitit të pestë të Stomatologjike tregoi se protestat do të vijojnë.

“Jam nga një universitet privat. Kemi dalë jo vetëm për veten tonë, por dhe për fëmijët më nuk marrin shërbimin që meritojnë. Protestojmë për ata prindër që detyrohen të bëjnë dy punë. Besoj se do të vazhdojmë protestën. Jam në vitin e pestë për Stomatologji.”, tha studentja për gazetaren e News24 Klodiana Lala.

Studentja nga protesta para Ministrisë së Arsimit: S’kemi dalë vetëm për veten, por nuk do të ndalemi!
Ndryshuar
12:18Ngjarje kryesore

Studentët nuk presin dot! Braktisin auditorët, mblidhen para Ministrisë së Arsimit mbi dy orë para orarit të paralajmëruar: Rinia në aksion

Pas marshimit në disa zona të Tiranës, studentët kanë mbërritur tashmë para Ministrisë së Arsimit.

Pas marshimit në disa zona të Tiranës, studentët kanë mbërritur tashmë para Ministrisë së Arsimit.

Megjithëse protesta ishte paralajmëruar që të niste në orën 14:00, të rinjtë e kanë nisur aksionin më herët.

Fillimisht kanë qenë nxënësit e gjimnazit “Partizani” që bojkotuan mësimin, ndërsa më tej kanë qenë studentët e Mjekësisë, Politeknikut, Ekonomikut dhe Filologjikut që kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Ata u kanë bërë thirrje të rinjve dhe qytetarëve të cilët ishin në kafene që të ngrihen dhe të bëhen pjesë e protestës.

Studentët nuk presin dot! Braktisin auditorët, mblidhen para Ministrisë së Arsimit mbi dy orë para orarit të paralajmëruar: Rinia në aksion
Ndryshuar
12:17Ngjarje kryesore

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “Bashkohuni me ne!” dhe “Rama, j

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit.

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “Bashkohuni me ne!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”, ata kanë lënë auditorët dhe janë bashkuar me tubimin që po zhvillohet në Tiranë.

Paralelisht, bojkot mësimi kanë zhvilluar edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN), Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, si dhe të Universitetit Politeknik.

Protesta studentore po shtrihet në disa fakultete të kryeqytetit, ndërsa të rinjtë u kanë bërë thirrje edhe studentëve të tjerë dhe qytetarëve që t’u bashkohen në kërkesat e tyre kundër qeverisë.

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “Bashkohuni me ne!” dhe “Rama, j
12:03Ngjarje kryesore

Ovacione dhe duartrokitje! Studentët thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës: Çohuni nga kafja!

Studentët që po protestojnë në Tiranë u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe kalimtarëve që t’u bashkohen në tubim, teksa vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Studentët që po protestojnë në Tiranë u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe kalimtarëve që t’u bashkohen në tubim, teksa vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit.

“Çohuni nga kafja!”, është thirrja që studentët u drejtojnë qytetarëve, duke kërkuar mbështetjen e tyre në protestë.

Marshimi i tyre po vijon në drejtim të Rrugës së Durrësit, ndërsa studentët po përpiqen të mobilizojnë edhe qytetarët që hasin gjatë lëvizjes në kryeqytet.

Ovacione dhe duartrokitje! Studentët thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës: Çohuni nga kafja!
11:56

Rinis protesa! Pas Mjekësisë e FSHN-së, thirrjeve në kor i bashkohet edhe Filologjiku: Rama jepe dorëheqjen!

Protestës së studentëve në Tiranë i janë bashkuar edhe të rinjtë e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, pas atyre të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Studentët kanë dalë në mbështetje të protestës, duke marshuar së bashku dhe duke bërë thirrje kundër qeverisë.

Në kor, të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, me sloganin: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Po ashtu, kësaj lëvizjeje i janë bashkuar dhe Fakulteti i Ekonomisë, ndërsa përflitet se bojkoti është bërë dhe nga Fakulteti i Filologji-Historisë. Geni Zi thyen mitin e protestave në Shqipëri, ndërsa të gjithë të rinjtë janë në një linjë; dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kësaj qeverie. Kujtojmë se dje pati incidente të rënda në protestën e të rinjve, ku shumë prej tyre u dhunuan brutalisht, si një 19-vjeccar që iu thye këmba nga dhuna e policisë. 16 protestues u arrestuan dhe 29 të tjerë u proceduan.

Përditësuar më E Mërkurë, 14 tetor 2026, 14:09 CEST

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…

Buletin

Edicioni i Parë

Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.

Pa spam. Çregjistroheni me një klik, kur të doni.