LiveKuvendi

Kuvendi voton sot territorialen, a do ta mbajnë të njëjtin qëndrim edhe në seancë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj?

Harta e re me 46 bashki përballet sot me votimin në Kuvend dhe me kundërshtime brenda vetë mazhorancës.

Admin
Admin

· Përditësuar

Kuvendi voton sot territorialen, a do ta mbajnë të njëjtin qëndrim edhe në seancë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj?
Deputetët socialistë Erin Braçe dhe Vullnet Sinaj Web
Teksti

Harta e re me 46 bashki përballet sot me votimin në Kuvend dhe me kundërshtime brenda vetë mazhorancës. Seanca nis në orën 10:00, ndërsa vëmendja është përqendruar te Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj: a do të mbajnë dy deputetët e PS-së të njëjtin qëndrim edhe në seancën e sotme kur të ngrihen kartonët?

Dy deputetët socialistë kanë votuar kundër draftit në mbledhjen e grupit parlamentar. Propozimi parashikon shkrirjen e 15 bashkive, duke e ulur numrin e njësive vendore nga 61 në 46. Kundërshtimet e tyre lidhen me mënyrën e bashkimit dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët.

Për miratimin nevojiten 84 vota pro. Pas largimit të Marjana Koçekut nga grupi, socialistët numërojnë 82 deputetë. Nëse Braçe dhe Sinaj votojnë kundër, edhe mbështetja e tre deputetëve të PSD-së do ta çonte këtë përllogaritje në 83 vota. Për ta kaluar reformën do të duhej të sigurohej të paktën një votë tjetër.

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, ka këmbëngulur se qëndrimi i përbashkët është miratimi. “Vendimi politik i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është që të gjithë deputetët duhet të votojnë pro”, deklaroi ai. Pra, votimi i sotëm do të tregojë nëse kundërshtimi i shprehur brenda grupit do të mbetet në fuqi edhe përballë vendimit të partisë.

Opozita ka paralajmëruar aksion brenda sallës dhe protesta jashtë Kuvendit. Në orën 10:00 është njoftuar edhe tubimi i “Flamingove”, ndërsa mbetet e paqartë nëse dy mobilizimet do të bashkohen.

Seanca përfshin gjithashtu katër interpelanca. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, do të përballet me pyetjet e deputetëve të PD-së për proporcionalitetin e reagimit të Policisë ndaj protestuesve.

Veç territoriales, rendi i ditës përmban tetë projektligje të tjera, mes tyre ndryshime për bankat, sistemin e pagesave, mbrojtjen e mjedisit dhe pronësinë industriale, si edhe marrëveshjen për pikat e përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Në votim parashikohet të kalojë edhe kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për “KAYO”, me objekt kontrollin e ligjshmërisë së marrëveshjeve dhe veprimtarisë së kompanisë shtetërore në prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

4 përditësime
Ngjarjet kryesore▾

Postim i fiksuar

09:04Ngjarje kryesore

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në një seancë plenare me 18 pika në rendin e ditës. Në fokus janë katër interpelanca me ministra, reforma administrativo-territoriale, si dhe një sërë projektligjesh që prekin sektorë të ndryshëm.

Bëhet e ditur se seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 5 tetorit dhe njoftimet. Më pas do të zhvillohet një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vijim janë parashikuar tre interpelanca të tjera. Dy prej tyre janë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara respektivisht nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Interpelanca e katërt është me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Një prej pikave kryesore të seancës është projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, që pritet të jetë një nga çështjet me më shumë interes në Kuvend.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta, si dhe ndryshime në ligjet për bankat dhe sistemin e pagesave.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe ndryshime në ligjin për mbrojtjen e mjedisit, projektligjin për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale, si dhe ndryshime në legjislacionin për markat tregtare, patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit, prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Në fund të seancës do të shqyrtohet edhe një projektvendim për ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit, ndërsa deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë edhe për çështje jashtë rendit të ditës.

Salla e Kuvendit
Salla e Kuvendit
09:57Ngjarje kryesore

Nis grumbullimi i protestuesve, Policia “blindon” zonën te Ministria e Brendshme

Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në afërsi të Ministrisë së Bredshme.

Forcat e policisë janë vendosur në trotuarin përballë godinës, si një perimetër sigurie, ndërkohë që në krah të rrugës është vendosur dhe gardh metalik.

Skena në fjalë është bërë tashmë traditë e protestave që mbahen sa herë ka seancë plenare, ndërkohë që sot do të kalojë për votim në Kuvend drafti për hartën e re territoriale.

09:51Ngjarje kryesore

“Territorialja”/ “Të gjithë në protestë para Kuvendit”, Sali Berisha: Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar para Kuvendit, kur pritet të diskutohet reforma territoriale.

Përmes një reagimi, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po synon të ndryshojë hartën territoriale për interesa politike.

“Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!”, shkruan Berisha.

Opozita kundërshton propozimin për reformën territoriale, ndërsa e ka konsideruar atë si një nismë që prek drejtpërdrejt komunitetet dhe interesat e qytetarëve.

“Territorialja”/ “Të gjithë në protestë para Kuvendit”, Sali Berisha: Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij!
09:44Ngjarje kryesore

Opozita ka paralajmëruar protestë, Tedi Blushi: Sot ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e tij

edi Blushi: Sot është ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e tij

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për zhvillimet në Kuvend, në ditën kur pritet të votohet reforma e re territoriale. Blushi e ka cilësuar seancën plenare si një moment vendimtar dhe u ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë projektin.

Sipas tij, seanca e sotme ka vetëm një qëllim: ndalimin e miratimit të njëanshëm të asaj që ai e cilëson si projekt për “shpopullimin dhe zhbërjen e Shqipërisë”.

Blushi ka kritikuar edhe masat e sigurisë pranë Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën se po përpiqet të krijojë një “normalitet punimesh” ndërsa institucioni është i rrethuar me forca policore.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të mos bëhen pjesë e asaj që e cilësoi si “farsë” dhe të përfaqësojnë qytetarët që, sipas tij, janë ngritur në protestë kundër reformës.

“Çdo deputet do të përballet me emrin që shqiptarët dhe historia do t’i japë zgjedhjes së tij: Patriot ose Tradhtar!”, deklaroi Blushi.

Ai e cilësoi ditën si “historike”, duke theksuar se do të mbahet shënim çdo qëndrim dhe çdo votë e deputetëve gjatë procesit të votimit.

“Seanca e sotme plenare ka vetëm një rend dite: Të ndalet miratimi i njëanshëm i projektit për shpopullimin dhe zhbërjen e Shqipërisë.

Çdo përpjekje tinzare për të imponuar “normalitet punimesh” në një Kuvend të rrethuar me blinda dhe narkopolicë dhe të marrë peng nga mafia duhet përbuzur me neveri.

Sot, çdo deputet që e quan veten shqiptar dhe jo shqip-folës ka vetëm një axhendë: Të mos bëhet pjesë e asnjë farse, të mos votojë shpopullimin e Shqipërisë, të përfaqësojë çdo shqiptar të ngritur në revoltë dhe të jetë në lartësinë e përgjegjësisë politike dhe kombëtare që kërkon koha.

Sot është një ditë historike ku do të mbahet shënim çdo qëndrim dhe çdo votë.

Çdo deputet do të përballet me emrin që shqiptarët dhe historia do t’i japë zgjedhjes së tij: Patriot ose Tradhtar!’, shkruan ai.

Opozita ka paralajmëruar protestë, Tedi Blushi: Sot ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e tij
Ndryshuar
09:04Ngjarje kryesore

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në një seancë plenare me 18 pika në rendin e ditës. Në fokus janë katër interpelanca me ministra, reforma administrativo-territoriale, si dhe një sërë projektligjesh që prekin sektorë të ndryshëm.

Bëhet e ditur se seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 5 tetorit dhe njoftimet. Më pas do të zhvillohet një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vijim janë parashikuar tre interpelanca të tjera. Dy prej tyre janë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara respektivisht nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Interpelanca e katërt është me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Një prej pikave kryesore të seancës është projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, që pritet të jetë një nga çështjet me më shumë interes në Kuvend.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta, si dhe ndryshime në ligjet për bankat dhe sistemin e pagesave.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe ndryshime në ligjin për mbrojtjen e mjedisit, projektligjin për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale, si dhe ndryshime në legjislacionin për markat tregtare, patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit, prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Në fund të seancës do të shqyrtohet edhe një projektvendim për ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit, ndërsa deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë edhe për çështje jashtë rendit të ditës.

Salla e Kuvendit
Salla e Kuvendit

Përditësuar më E Enjte, 8 tetor 2026, 09:59 CEST

2 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…

Buletin

Edicioni i Parë

Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.

Pa spam. Çregjistroheni me një klik, kur të doni.