
Tragjedia në Fushë-Krujë! Dy kamerierët po bënin shaka, 16-vjeçari humbi jetën pasi ashensori u shkëput. Detaje nga ngjarja e rëndë në restorant
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Arrameras të Fushë-Krujës, ku 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën pas shkëputjes së ashensorit në restorantin ku punonte si kamerier.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes, viktima dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, po bënin shaka me njëri-tjetrin. 16-vjeçari ishte futur në ashensor për të zbritur në katin e parë të lokalit, kur kamerieri tjetër dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin për ta zbritur poshtë.
Në atë moment, ashensori është shkëputur dhe 16-vjeçari ka përplasur kokën në pllaka, duke humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, shkëputja e menjëhershme e ashensorit ka rrezikuar edhe jetën e kamerierit tjetër.

Mësohet gjithashtu se vetëm pak çaste para ngjarjes, ashensori ishte përdorur edhe nga pronari i restorantit, Afrim Vathi, i cili është gjyshi i viktimës 16-vjeçar.
Lexo edhe:
Jep dorëheqjen drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve: Pati kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punëNë lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar kamerierin 26-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe pronarin 62-vjeçar, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për sigurinë e ashensorit.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme
Live
Live




- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.








Komente
Duke ngarkuar komentet…