
Mbyllet protesta e 129-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarët e mbledhur kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, si dhe i kanë kërkuar strukturës së posaçme SPAK nisjen e hetimeve ndaj kreut të qeverisë.
Grumbullimi i protestuesve nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Për rreth dy orë me radhë, qytetarët mbajtën fjalime në shesh ku shprehën revoltën dhe indinjatën e tyre ndaj korrupsionit të dyshuar në sistemin qeveritar dhe politik në vend.
Pas përfundimit të fjalimeve, marshimi i protestuesve vijoi përgjatë zonës së “Tiranës së Re” dhe sheshit “Uillson”, për t’u rikthyer sërish përpara Kryeministrisë. Pjesëmarrësit paralajmëruan se do të mblidhen sërish ditën e nesërme për të zhvilluar protestën e tyre të 130-të.

Më të lexuarat
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë për Vendi
- Dyshime për trafik armësh/ Pas kontrollit te vila e Ron Yeffet dhe sekuestrimit të telefonit të Ardi Veliut, SPAK regjistron dy vepra penale. Në “sitë” kontratat e TIMAK të Arjeta Pucës
- Konvojet e ndihmave arrijnë në fshatrat malore të izoluara pas një jave reshjesh të dendura dëbore
- 'Nuk na ka mbetur asgjë': familjet kthehen në qytetet e përmbytura ndërsa ujërat tërhiqen

Më të lexuarat
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.






Komente
Duke ngarkuar komentet…