
Ilir Shaqiri publikon këngën e re, “Jo në emrin tim”
Ilir Shaqiri ka publikuar këngën e tij më të re, “Jo në emrin tim”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Ilir Shaqiri ka publikuar këngën e tij më të re, “Jo në emrin tim”, të shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë Shaqiri, ndërsa orkestrimi është bërë nga Korab Shaqiri.

Kënga është publikuar në një periudhë të ndjeshme për Kosovën, pak ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Vendimi, me të cilin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 81 vite burgim, që shkaktoi reagime të shumta dhe protesta në Prishtinë e në qytete të tjera të Kosovës.
Lexo edhe:
Taylor Swift drejt një rekordi historik në MTV VMANë këtë kontekst, titulli “Jo në emrin tim” ka tërhequr vëmendjen, duke bërë që publikimi i këngës të shihet edhe në dritën e zhvillimeve të fundit.

Projekti i ri tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Shaqirit.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, ku artisti mori komplimente e vlerësime të mëdha nga publiku për kontributin e dhënë deri më tani.

Më të lexuarat: Kulturë
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë nga Muzikë

Më të lexuarat: Kulturë
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.














Komente
Duke ngarkuar komentet…