
Pas 10 vitesh, rikthehet seriali i famshëm “Girls”
Seriali i njohur “Girls” rikthehet pas gati 10 vitesh me pesë episode të reja, ndërsa Lena Dunham dhe aktorët kryesorë do të ribashkohen për të treguar një kapitull të ri të jetës së personazheve.

Seriali i njohur “Girls” rikthehet pas gati 10 vitesh me pesë episode të reja, ndërsa Lena Dunham dhe aktorët kryesorë do të ribashkohen për të treguar një kapitull të ri të jetës së personazheve.
Xhirimet pritet të nisin në vitin 2027, pasi seriali përfundoi në vitin 2017.
Përveç Dunham, e cila luan Hannah Horvath, do të rikthehen Allison Williams, Jemima Kirke, Zosia Mamet dhe Andrew Rannells.

Seriali "Girls"
Dunham do të jetë sërish skenariste dhe producente ekzekutive, teksa ka treguar se ideja për vazhdimin i lindi rreth ditëlindjes së saj të 40-të.
Lexo edhe:
Brenda vendxhirimeve të filmit ikonik Pretty WomanAjo kishte deklaruar më herët se rikthimi do të kishte kuptim vetëm nëse personazhet do të përballeshin me ndryshime të rëndësishme jetësore.
Megjithatë, në njoftimin për episodet e reja nuk përmenden Adam Driver dhe Jenni Konner, të cilët ishin pjesë e rëndësishme e serialit.

Kjo vjen pasi Dunham, në librin e saj autobiografik Famesick, të publikuar në prill të vitit 2026, përshkroi përvoja negative nga marrëdhëniet me ta.
Ajo bëri pretendime për sjelljen e Driver gjatë bashkëpunimit të tyre dhe foli për përkeqësimin e marrëdhënies me Konner.
I transmetuar nga viti 2012 deri më 2017, “Girls” trajtonte miqësinë, marrëdhëniet romantike, pasiguritë dhe sfidat e të rinjve në New York.

Më të lexuarat: Kulturë
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë nga Kinema

Më të lexuarat: Kulturë
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.














Komente
Duke ngarkuar komentet…