Agron Tufa për Anne Carson: E meriton Nobelin

Shkrimtari dhe përkthyesi Agron Tufa ka përshëndetur dhënien e Çmimit Nobel në Letërsi 2026 për Anne Carson, duke e cilësuar zgjedhjen të merituar.

SG
SG

Agron Tufa për Anne Carson: E meriton Nobelin
Agron Tura /Web
Teksti

“Ta gëzojë Çmimin Nobel 2026 Anne Carson! Mendoj se me meritë, pa mik”, shkruan Tufa në reagimin e tij.

Tufa thekson se, pavarësisht vlerësimit ndërkombëtar të Carson, ende nuk ka një libër të saj të përkthyer në shqip.

Në reagimin e tij, ai u sugjeron lexuesve të nisin me Autobiography of Red (1998), romanin në vargje ku Carson rikthen mitin e Geryonit përmes historisë së një adoleshenti të ndjeshëm, fotograf dhe të dashuruar me Herakliun.

Mes veprave të tjera që Tufa veçon janë The Beauty of the Husband (2001), një histori dashurie, martese dhe tradhtie e ndërtuar në 29 fragmente poetike, dhe Nox (2010), vepra kushtuar vëllait të ndjerë të Carson.

Sipas Tufës, këto vepra dëshmojnë disa nga temat qendrore të krijimtarisë së autores: dashurinë, vetminë, identitetin, tradhtinë, kujtesën dhe humbjen.

Reagimi i shkrimtarit shqiptar e shoqëron vlerësimin për Nobel-in me një rekomandim për lexuesit në Shqipëri, në kushtet kur, krijimtaria e Anne Carson ende mungon në botimet në gjuhën shqipe.

Eksploro më shumë për këto tema

Përditësuar më E Enjte, 8 tetor 2026, 18:04 CEST

1 min lexim

Më shumë nga SG

Të gjithë artikujt e SG →

Komente

Duke ngarkuar komentet…

Buletin

Edicioni i Parë

Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.

Pa spam. Çregjistroheni me një klik, kur të doni.