Piktori, me budallenjtë dhe hajdutët e vet, nuk e ndërtoi, por e rrënoi Shqipërinë

Kim Mehmeti
Kim Mehmeti

Text

Kanë ngritur zërin të gjithë të famshmit e mëmëdheut dhe janë vënë në mbrojtje të grave që kanë kaluar nëpër shtratin e kompozitorit të njohur, i cili mbase i ka bindur se fama e tyre varet nga ajo se sa herë ‘ndreqen’ e ‘prishën’ dhe sa e njohin mjeshtërinë e hapjes dhe mbajtjes së këmbëve lart.

Mbrojtësit e këtyre viktimave – viktima të cilat mbase shumë herë janë përshëndetur me bashkëshorten e kompozitorit duke u përqafuar e puthur me të - sa nuk na thonë se gratë që kanë kaluar nëpër shtratin e këtij 'barkëderri' janë morali dhe fytyra e gruas së sotme shqiptare dhe se vajzave që rrisim duhet t’u themi se nuk është e pamoralshme të bësh edhe më perversen, edhe atë që nuk i ka hije një njeriu, nëse për këtë nuk marrin vesh të tjerët!?

Ndërkohë, askush nga këta që i mbrojnë viktimat e kompozitorit as që e çelin gojën për ta kritikuar krevatin më pervers: atë të narkoshtetit, ku Piktori ia ka 'ngritur këmbët' Shqipërisë dhe atë e dhunon dhe e ‘prish’ para syve tanë.

Askush nuk thotë gjë as për kërkesën më të re të Piktorit se ai tani ka nevojë për një 'krevat' më të vogël - atë të ‘Shtetit Bektashi’ - me ndihmën e të cilit më në fund do e çmontojë dhe do e heqë nga përdorimi këtë të madhin, i cili edhe ashtu më është bërë i papërdorshëm.

Ku ta dish, mbase elitat e Shqipërisë e kanë kuptuar se kurrë nuk ka ndodhur që budallenjtë dhe hajdutët të ndërtojnë shtet.

Andaj edhe nuk i brengos premtimi i Piktorit dhe i „Babait“ të shqiptarëve bektashinj, se do ta ndërtojnë shtetin e ngjizur në ëndrrat e shkatërrimtarëve të Shqipërisë.

Por ata harrojnë se hajdutët dhe budallenjtë nuk mund të forcojnë e të ndërtojnë shtet, por mund ta rrënojnë atë, siç janë duke e rrënuar Shqipërinë.

Andaj edhe mund të ndodhë që një Shqipëri, të cilën mezi e ngritën në këmbë shumë atdhetarë e patriotë shqiptarë, ta rrënojnë hajdutët dhe budallenjtë e Piktorit, me ndihmën e një ‘Babai’, i cili, siç duket, bën gjumë në shtratin bektashian, por sheh ëndrra cioniste.

2 min read

Comments

Loading comments…

Newsletter

First Edition

Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

No spam. Unsubscribe in one click, whenever you like.