Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore për konkurrencën në sektorin ajror

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re për “Për zbatimin e rregullave të konkurrencës në sektorin e transportit ajror”.

Admin
Admin

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore për konkurrencën në sektorin ajror
Web
Teksti

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re për “Për zbatimin e rregullave të konkurrencës në sektorin e transportit ajror”.

Rregullorja do të zbatohet në sektorin e transportit ajror ndaj marrëveshjeve, vendimeve të shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikave të bashkërenduara që lidhen me transportin ajror brenda Shqipërisë, midis Shqipërisë dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian ose midis Shqipërisë dhe vendeve të treta, në masën që ato kanë ose mund të kenë efekt në konkurrencën në tregun shqiptar.

Për transportin ajror ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të treta, zbatimi i rregullores do të kushtëzohet nga ekzistenca e një lidhjeje të mjaftueshme me tregun shqiptar, e vlerësuar në bazë të efekteve aktuale ose të mundshme të sjelljes në konkurrencën në Shqipëri.

Për qëllime të vlerësimit, do të merren në konsideratë marrëveshjet, vendimet dhe praktikat e bashkërenduara që kanë si objekt planifikimin dhe koordinimin e përbashkët të orareve të shërbimeve ajrore; konsultimet mbi tarifat dhe kushtet e transportit për pasagjerët, bagazhet dhe ngarkesat në shërbimet ajrore të planifikuara; operacionet e përbashkëta në shërbime ajrore të planifikuara të reja ose me trafik të ulët; alokimin e sloteve në aeroporte dhe planifikimin e orareve të aeroporteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për alokimin e sloteve; blerjen, zhvillimin dhe funksionimin e përbashkët të sistemeve të rezervimit të kompjuterizuar që lidhen me planifikimin e orareve, rezervimet dhe lëshimin e biletave nga ndërmarrjet e transportit ajror, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sistemet e rezervimit të kompjuterizuar.

Gjatë vlerësimit të marrëveshjeve, vendimeve dhe praktikave të bashkërenduara do të merren në konsideratë, sipas rastit, kufizimet dhe kushtet e marrëveshjes, përfitimet ekonomike ose teknike, pjesa e drejtë e përfitimit që u kalon përdoruesve, domosdoshmëria e kufizimeve dhe mundësia e eliminimit të konkurrencës për një pjesë të konsiderueshme të produkteve ose shërbimeve në fjalë.

Marrëveshjet, vendimet e shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduara në sektorin e transportit ajror do të vlerësohen sipas parashikimeve të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, që ndalojnë marrëveshjet kufizuese të konkurrencës dhe përcaktojnë kushtet për përjashtimin nga ky ndalim.

Kategoritë e bashkëpunimit të përcaktuara në rregullore do të vlerësohen në përputhje me ligjin organik dhe me aktet në fuqi të Autoritetit të Konkurrencës që parashikojnë përjashtime për kategori të caktuara marrëveshjesh dhe praktikash të bashkërenduara.

Deri në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, marrëveshjet, vendimet e shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduara në sektorin e transportit ajror vlerësohen sipas kësaj rregulloreje dhe akteve të tjera ligjore në fuqi.

Nga data e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, për çështjet që hyjnë në fushën e së drejtës së Bashkimit Europian do të zbatohet drejtpërdrejt rregullorja komunitare në fuqi.

Aktet kombëtare vazhdojnë të zbatohen për aq sa janë të zbatueshme dhe në përputhje me të drejtën e Bashkimit Europian./E.Shehu

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Përditësuar më E Mërkurë, 7 tetor 2026, 08:05 CET

2 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…

Buletin

Edicioni i Parë

Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.

Pa spam. Çregjistroheni me një klik, kur të doni.