
Rikthehet kriza e borxhit, Europa sërish drejt shtrëngimit fiskal
Qeveritë më të borxhuara të Europës kanë filluar të lëkunden përballë "zemërimit" të tregjeve financiare. Ritmi i shpejtë i rritjes së kostove të huamarrjes po detyron liderët në Paris, Romë dhe Londër të tërhiqen nga planet e tyre të shpenzimeve të larta.

Qeveritë më të borxhuara të Europës kanë filluar të lëkunden përballë "zemërimit" të tregjeve financiare. Ritmi i shpejtë i rritjes së kostove të huamarrjes po detyron liderët në Paris, Romë dhe Londër të tërhiqen nga planet e tyre të shpenzimeve të larta. Ata po nisin me shpejtësi plane të rrepta kursimi për të shmangur një katastrofë financiare të ngjashme me krizën e Eurozonës të një dekade më parë.
Sipas një analize të fundit të agjencisë prestigjioze Bloomberg, rritja e shpejtë e yield-eve të obligacioneve shtetërore ka krijuar panik në kancelaritë evropiane.
Franca aktualisht shihet si pika më e nxehtë e këtij rreziku. Trajektorja e financave publike franceze konsiderohet gjerësisht e paqëndrueshme, gjë që ka shtyrë edhe ekonomistë të njohur si Paul Krugman të paralajmërojnë për një krizë shpërthyese nëse Parisi zyrtar nuk ndërhyn menjëherë për të frenuar deficitin.

Interesat në qiell
Lexo edhe:
Rusia mohon të ketë dijeni nga Trump për armëpushimin energjitikPër herë të parë që nga viti 2007, yield-i mesatar i obligacioneve 10-vjeçare të vendeve të G7-ës ka kaluar kufirin kritik prej 4%. Në Itali, interesi i obligacioneve 10 vjeçare të qeverisë ka kërcyer mbi 4.6 për qind dhe është aktualisht 1.1 pikë përqindje më i lartë se një vit më parë.

Franca, e cila është tashmë pika e nxehtë e Eurozonës, po përballet me një situatë në kufijtë e panikut. Gjatë shtatorit, kostot e huamarrjes 10-vjeçare të Francës pësuan rritjen më të madhe në Evropë, duke u rritur me 68 pikë bazë brenda një muaji. Ky panik i tregjeve bëri që yield-i i Francës të arrijë në rreth 4.86%, duke bërë që Franca të paguajë aktualisht interes më të lartë për borxhet e saj madje edhe sesa Greqia.
Ky presion nuk po kursen as fqinjët. Banka Qendrore Gjermane, Bundesbank, paralajmëroi zyrtarisht se rreziqet e një krize të re të borxhit në Evropë kanë pësuar një rritje të mprehtë. Ky alarm ka detyruar liderët evropianë të ndryshojnë tërësisht retorikën e tyre politike, duke braktisur premtimet për rritje ekonomike përmes borxhit dhe duke u kthyer te prudence fiskale.
Investitorët ndërkombëtarë po monitorojnë me kujdes çdo lëvizje buxhetore, ndërsa frika e një infektimi zinxhir në tregjet financiare mbetet e lartë. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të parë nëse masat e emergjencës të marra nga fuqitë e mëdha të Eurozonës do të mjaftojnë për të qetësuar tregjet apo nëse Europa po hyn në një tjetër cikël të gjatë dhe të dhimbshëm austeriteti.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.








Komente
Duke ngarkuar komentet…