
Hakmerret Moska! Sulme masive drejt Ukrainës, 28 të vrarë dhe 118 të plagosur, mes viktimave edhe fëmijë
Të paktën 28 persona, mes tyre pesë fëmijë, janë vrarë dhe 118 të tjerë janë plagosur nga një valë e re sulmesh ajrore ruse që goditi Ukrainën të mërkurën.

Të paktën 28 persona, mes tyre pesë fëmijë, janë vrarë dhe 118 të tjerë janë plagosur nga një valë e re sulmesh ajrore ruse që goditi Ukrainën të mërkurën. Sulmet prekën 12 rajone të vendit dhe autoritetet ukrainase e përshkruan atë si një nga operacionet më të gjera ruse të javëve të fundit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se ka shënjestruar qëllimisht zonat e banuara dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Ai e cilësoi sulmin si një “zgjedhje të terrorit absolut me qëllim”, ndërsa tha se Rusia e kreu atë në ditëlindjen e 74-të të presidentit Vladimir Putin, duke e përshkruar si një “dhuratë” për të.
Sipas Zelenskyt, Rusia përdori rreth 70 raketa, përfshirë raketa balistike, si dhe dhjetëra dronë. Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se kanë rrëzuar pesë raketa balistike, 39 raketa kruiz dhe 117 dronë, 38 prej të cilëve ishin mjete ajrore pa pilot të tipit luftarak.
Goditet infrastruktura energjetike

Infrastruktura energjetike ishte një prej objektivave kryesore të sulmeve. Një pjesë e madhe e Kievit mbeti pa energji elektrike deri në orët e vona të natës, ndërsa kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se katër persona humbën jetën në Kiev.
Sulmet kanë shtuar shqetësimet për situatën energjetike përpara dimrit. Autoritetet ukrainase druhen se Rusia mund të përsërisë fushatën e sulmeve masive ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës kritike, siç ka ndodhur gjatë viteve të mëparshme.
Moska, nga ana tjetër, tha se sulmet kishin në shënjestër kryesisht objekte ukrainase të lidhura me prodhimin e raketave dhe dronëve.

Kievi godet objektet ruse të naftës
Në përgjigje të sulmeve ruse, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë goditur dy objekte të industrisë së naftës në rajonet ruse të Permit dhe Samarës.
Kievi akuzon prej kohësh Moskën për goditje sistematike ndaj infrastrukturës ukrainase, ndërsa mbrojtja ajrore e vendit vijon të përballet me mungesa të konsiderueshme të municioneve.
Veçanërisht kritike mbetet mungesa e raketave interceptuese për sistemet amerikane Patriot, të cilat janë ndër të paktat sisteme të disponueshme për Ukrainën me aftësi për të përballuar raketat balistike.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë për Bota
- “Për zbulimin e efekteve jolineare dhe autokatalizës në sintezën organike asimetrike”/ Çmimi Nobel në Kimi 2026 u jepet Henri B. Kagan dhe Kenso Soai
- “The Wall Street Journal” zbret në Zvërnec: Banorët kundër resortit luksoz të lidhur me Jared Kushner
- Nju-Jorku shpall emergjencën pas rritjes së rasteve të fruthit, 108 të infektuar

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.





Komente
Duke ngarkuar komentet…