“Nuk punon për mua”/ Trump paralajmëron konsulentin amerikan që ndihmoi Berishën në zgjedhje: Do ta shkarkoj nëse…

Admin
Admin

“Nuk punon për mua”/ Trump paralajmëron konsulentin amerikan që ndihmoi Berishën në zgjedhje: Do ta shkarkoj nëse…
Web
Teksti

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve se dy prej këshilltarëve të tij politikë, Chris LaCivita dhe James Blair, janë angazhuar në punë këshillimore në Republikën Srpska, në Bosnje-Hercegovinë, në prag të zgjedhjeve.

Trump tha se ata nuk janë pjesë e stafit të tij, por bashkëpunëtorë të jashtëm, dhe paralajmëroi se mund t’i largojë nëse konstatohet konflikt interesi.

Në një reagim në platformën e tij Truth Social, Trump u distancua nga angazhimet e tjera të dy këshilltarëve, duke theksuar se ata nuk punojnë për të me kohë të plotë.

Sipas presidentit amerikan, LaCivita dhe Blair lejohen të kenë klientë të tjerë, njësoj si konsulentët e tjerë politikë në Uashington.

“Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Ata nuk punojnë për mua, përveçse në cilësinë e konsulentëve të jashtëm”, shkroi Trump.

Megjithatë, presidenti shtoi se nuk kishte dijeni se për kë punojnë dy këshilltarët jashtë angazhimit të tyre me të dhe se do të kërkojë sqarime.

“Do t’i pyes dhe, nëse ka konflikt interesi, do t’i pushoj menjëherë”, deklaroi Trump.

Reagimi i Trump vjen pas raportimeve se LaCivita dhe Blair kanë udhëtuar në Republikën Srpska përpara zgjedhjeve dhe kanë ofruar shërbime këshillimore për autoritetet atje.

Sipas raportimeve të bazuara në burime të njohura me marrëveshjen, dy këshilltarët janë paguar me qindra mijëra dollarë secili, përmes një firme ligjore me bazë në Uashington të angazhuar nga qeveria e Republikës Srpska.

Chris LaCivita nuk është emër i panjohur në politikën shqiptare.

Ai është angazhuar si këshilltar politik për Sali Berishën dhe kampin opozitar shqiptar, duke qenë pjesë e ekipit amerikan të konsulentëve që kanë punuar për strategjinë politike të Berishës për zgjedhjet e vitit 2015. Associated Press e ka përmendur LaCivita-n mes figurave të rëndësishme të fushatave të Donald Trump që janë angazhuar për të ndihmuar Berishën në Shqipëri./Top Channel

Eksploro më shumë për këto tema

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…

Buletin

Edicioni i Parë

Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.

Pa spam. Çregjistroheni me një klik, kur të doni.