Reforma Territoriale/ “Nuk kam parë të tillë depersonalizim”, Ina Zhupa: Deputetët e PS-së votuan si dele, u kthyen në kartonë të autokratit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas miratimit të reformës administrativo-territoriale në Kuvend.

Admin
Admin

Reforma Territoriale/ “Nuk kam parë të tillë depersonalizim”, Ina Zhupa: Deputetët e PS-së votuan si dele, u kthyen në kartonë të autokratit
Teksti

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas miratimit të reformës administrativo-territoriale në Kuvend, duke akuzuar deputetët socialistë për mospërputhje mes qëndrimeve të shprehura gjatë diskutimeve dhe votës së tyre në favor të reformës.

Në reagimin e saj, Zhupa u ndal te rasti i deputetëve që, sipas saj, mbajtën fjalime kundër ndryshimeve territoriale, por në fund votuan pro tyre.

Ajo theksoi se përfaqësimi politik kërkon përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe elektoratit, duke sjellë si shembull kundërshtimet e banorëve që nuk dëshirojnë ndryshimin e bashkive të tyre.

Sipas Zhupës, deputetët që u premtojnë qytetarëve se do t’i mbrojnë interesat e tyre, por më pas votojnë në kundërshtim me këto premtime, cenojnë besimin e zgjedhësve.

Reagimi:

Nuk kisha parë, jo si deputete, se 5 vjet kam, por si pedagoge, si njeri që ka studiuar shkencën politike, nuk kisha parë ndonjëherë të më thonin që deputeti të mbajë fjalim kundër e të votojë pro. S’kisha parë!

Mund ta kishte mbajtur qëndrimin një X apo Y dhe të mos fliste fare, mos t’i hapej goja, ta zinte turpi, në qoftë se kanë turp, po jo, kam parë njerëz që nuk kanë turp, njerëz që as nuk skuqen, as nuk zverdhen. Njerëz që nuk i përgjigjen elektoratit të tyre, njerëz që thonë: “Ne ju takojmë çdo të premte në orën 5, ju dëgjojmë, mbajmë shënim, ju thoni: Mos na hiqni bashkinë, dhe ne votojmë që t’ia heqim bashkinë.” Nuk kisha parë! Sinqerisht, nuk kisha parë!

Deputetë që bënin sikur po kalonin një traumë personale nga votimi, dhe pastaj, si dele aty, “bee, bee, bee”, bam, bam, bam, votuan të gjithë: 85 vota.

Sollët atje të gjithë ata që i komandoni me sustë, ca që kërkohen edhe nga drejtësia. Dhe aty, me kryeministrin të parin, që duhet të jetë i pari objekt dhe subjekt i SPAK-ut, me znj. Balluku, që i mbrojtët mandatin dhe erdhi jua shpërbleu, me deputetin e Selenicës, që mbajti fjalim edhe e votoi pro, me Erion Braçën, që e ka mësuar si zakon të flasë kot dhe pastaj voton sipas partisë!

Unë nuk kam parë të tillë depersonalizim. Edhe më vjen shumë keq, se në fund të fundit ju votuat 85 veta, po 80 veta thjesht votuan dhe nuk folën, mbajtën qëndrim pro, bënë sikur ishin pro. Dhe nuk u mor njeri me ta.

Por të dalësh edhe të mbash gjithë popullin dhe t’u thuash qytetarëve: “Ç’ke ti, se do t’ju mbroj unë, se unë jam kundër”, të bësh status e të mbash fjalim dhe në fund të votosh pro… Nuk e di!

Përfaqësim është të kesh përgjegjësi. Ka pasur, historia politike ka njohur përjashtime nga grupet. Po kanë qenë njerëz që mbahen mend.

Kanë qenë njerëz me dinjitet, që i kanë qëndruar të vërtetës së tyre. Që i kanë qëndruar asaj që besojnë dhe asaj që u ka kërkuar ndërgjegjja ose elektorati i tyre.

Po njerëz tashmë të depersonalizuar, pa ndërgjegje, pa pyetur elektoratin, dhe ne duhet të flasim dhe t’i besojmë që kemi demokraci.

Po kjo është autokracia: vendos njëshi, zbatojnë të tjerët. Çfarë ka të ndryshme autokracia? Ku deputeti nuk është më përfaqësues i popullit, po përfaqësues i autokratit.

2 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…

Buletin

Edicioni i Parë

Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.

Pa spam. Çregjistroheni me një klik, kur të doni.